Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë

Gjuriq: Të hënën diskutohet për kthimin e pronave serbe në Kosovë

Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka njoftuar se delegacioni i Serbisë do të udhëtojë në Bruksel ku do diskutohet për kthimin e pronave serbe në Kosovë.

“Delegacioni serb do udhëtojë të hënën për në Bruksel për bisedime të nivelit teknik për kthimin e pronave serbe në Kosovë. Javën e ardhshme nuk do ketë takime të nivelit të lartë”, ka shkruar Gjuriq në Twitter.

Në anën tjeter, i dërguari special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se takimi i radhës mes Kosovë dhe Serbisë do të vazhdojë të hënën, derisa ka shtuar se nuk do të diskutohet për Asociacionin e Komunave Serbe.

Të hënën koordinatori për dialog, Skender Hyseni do të takohet me koordinatorin e Serbisë në dialog, Marko Gjuriq me ndërmjetësim të BE-së. Kryeministri Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, në një konferencë për media të enjten, ka thënë se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është e mbyllur dhe se nuk do të diskutohet më për të.

Lajçak: Të hënën vazhdon dialogu, s’do të diskutohet për Asociacionin