Ilustrim

Gjuajti me armë në aheng familjar, ndalohet një person në Drenas

Një person është ndaluar dje me 24.02.2024 nga Policia e Kosovës në fshatin Tërstenik të Drenasit, pasi që gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes në posedim të personit të dyshuarit është gjetur një armë e llojit Zoraki, një karikator pa fishek, 49 gëzhoja të njëjtës armë, 5 gëzhoja  me mbishkrim CMS 2001 dhe 1 gëzhojë me mbishkrim 7.62 mm.

I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.