Arkiv- Kartëmonedha euro - Foto: REL/AFP

Gjilan, zyrtari i bankës raporton në Polici kartëmonedha të falsifikuara

Një zyrtar i një banke në Gjilan ka raportuar në Policinë e Kosovës se në bankomatin e bankës janë deponuar disa kartëmonedha, të cilat janë të spërkatura me ngjyrë kundër vjedhjes.

Sipas raportit policor, kartëmonedhat që dyshohen të jenë të falsifikuara, kanë qenë tre kartëmonedha në vlerë prej 50 euro, dy në vlerë prej 20 euro dhe një në vlerë prej 5 euro.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:00.

Kartëmonedhat e dyshuara janë konfiskuar, ndërkaq rasti është në hetime.