Gjilan – Vdes fëmija 6 vjeçar, e zënë dyert e oborrit

 

Një fëmijë i moshës gjashtë vjeçare nga Komuna e Gjilanit ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga rrëzimi i dyerve të metalit të oborrit të një shtëpie.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:00 ka pranuar një informatë se në fshatin Verbicë e Kmetovcit në Komunën e Gjilanit është lënduar një fëmijë.

Me të marr vesh informatën në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë patrulluese së bashku me udhëheqësin e ndërrimit.

‘’Nga hetimet e para dyshohet se dyert e metalit të oborrit të shtëpisë ishin rrëzuar aksidentalisht dhe kishin lënduar një fëmijë të moshës gjashtë vjeç’’, thuhet në raportin policor.

Për shkak të gjendjes së rënduar viktima është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, për tretman mjekësor

Përkundër përpjekjeve të mjekëve si pasojë e plagëve të pësuara aksidentalisht nga rrëzimi i dyerve të metalit, fëmija ka vdekur.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit për krime të rënda si dhe inspektori i punës.

Njësitë e hetimeve rajonale në Gjilan në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke e hetuar rastin.