Ilustrim - Policia në aksion

Gjilan, arrestohet pasi frikësoi një grua për publikim të fotografive intime

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person pasi kishte marrë fotografi intime të një gruaje dhe e kishte frikësuar se do t’i publikojë ato.

Rasti ka ndodhur në Gjilan më 10 nëntor të këtij viti.

Sipas PK-së,  me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe si provë materiale është konfiskuar një telefon mobil.

Ndërkaë, sipas raportit 24 orësh policor edhe një person është shantazhuar, pëmes rrjetit social “Facebook”.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, të martën rreth orës 09:00.

Ankuesi ka raportuar se përmes rrjetit social në fjalë, është shantazhuar nga një person tjetër të cilin nuk e njeh, i/e njëjta i ka kërkuar para për të mos i publikuar videot intime të cilat i kanë bërë përmes kamerave në Facebook.