Gjilan, arrestohen pasi organizuan faljen e namazit në shtëpi
21.3.2020 - 11:24
Policia e Kosovës i ka arrestuar tre persona pasi kishin organizuar faljen e namazit në shtëpi duke mos iu përfillur vendimeve për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.
Rasti ka ndodhur në lagjen “Arbëria” të Gjilanit.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Deri më tani, numri i të prekurve nga COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 24.
Ministria e Shëndetësisë ka shtuar masat duke marrë vendim që sot mes tjerash të mbyllë edhe të gjitha parqet në Kosovë, nga ora 08:00-20:00.