Foto: Lepa Brena/Facebook

Gjeneralët kroatë kundër koncertit të 'Lepa Brenës': 'Flamuri i krimit' në mes të Zagrebit

Me rastin e koncertit të Lepa Brenës në Zagreb, katër ish-gjeneralë ushtarakë kroatë u kërkuan autoriteteve shtetërore të marrin masa për të përcaktuar që për secilën figurë publike, qoftë këngëtare apo zyrtarë të lartë serbë, nëse ata që marrin pjesë në çfarëdo forme, siç deklarojnë ata, paraqet “agresion kundër Kroacisë”.

Nën titullin ‘’Turpi kombëtar në kryeqytetin e Kroacisë’’ Ivan Tol, Ivan Kapular, Marinko Kresiq dhe Mile Quk deklaruan në një deklaratë për shtyp se flamuj jugosllavë me një yll me pesë cepa po valëviteshin në koncert, nën të cilin, ata pretendojnë se janë kryer krime të panumërta kundër popullit kroat, raporton RTS.

Ata pyesin se “a është e mundur të pranohet kaq hapur në shoqëri dhe të mos ndëshkohet tundja e flamujve kriminalë në mes të kryeqytetit të një shteti sovran dhe të njohur ndërkombëtarisht”, raporton agjensia kroate e lajmeve Hina.

“Turpërimi publik i popullit kroat dhe Republikës së Kroacisë u bë në Zagreb në 14 dhe 15 dhjetor 2019. Fahreta Jahiq Zhivojinoviq, e njohur si Lepa Brena, dha një koncert në Zagreb Arena në të cilin theksoi adhurimin e trupit dhe figurës së saj”, thuhet  në deklaratën e gjeneralëve kroatë.

Ata gjithashtu pyetën nëse ishte “rastësi që kjo fyerje dhe turpi u bë në Advent, Zagreb,  një javë para zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kroacisë.”

“Kush është përgjegjës për këtë sulmues në mes të kryeqytetit Kroat? Kush po luan me dinjitetin tonë kombëtar? Kush e ekspozon me tallje shtetin tonë të fituar me vështirësi?”, Pyetën në një deklaratë ish- gjeneralët ushtarak.