Klinika Infektive, foto- Arbnora Mehmeti

Gjendje e rënduar në QKUK, 43 pacientë me COVID-19 në oksigjeno-terapi

Në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 598 pacientë, prej tyre 43 pacientë janë duke u asistuar me oksigjeno – terapi dhe CPAP, aparaturë e cila e ndihmon pacientin për frymëmarrje.

Këtë e ka bërë të ditur ushtruesja e detyrës së drejtorisë në Klinikën Infektive, Lindita Ajazaj – Berisha, në konferencën për media.

Tutje, Ajazaj bëri të ditur se në QKUK janë 224 pacientë të hospitalizuar ndërsa në spitale regjionale janë 161 të tjerë.

Drejtoresha bënë thirrje që të respektohen masat kundër pandemisë së coronavirusit.

Sot në regjistrin e përsonave të infektuar nga COVID-19 është shënuar numër rekord të infektuarish.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 404 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 276 raste pozitive.

Rekord i ri me raste pozitive me COVID-19 në Kosovë