Shtylla elektrike në Lipjan

Gjendja e shtyllës elektrike në qendër të Lipjanit rrezikon qytetarët – FOTO

Një shtyllë elektrike në qendër të Lipjanit, po paraqet rrezik për qytetarët që kalojnë në atë pjesë.

Qytetarët kanë dërguar në adresë të KALLXO.com, pamje të shtyllës, e cila ndodhet në rrugën “Lidhja e Prizrenit”.

Sipas pamjeve shihet që kjo shtyllë është e vjetër dhe nuk është në gjendje të sigurt.

Gjendja e tillë e shtyllës është që një kohë të gjatë, thonë qytetarët. Sipas tyre ajo është në këtë gjendje më herët se prej vitit 2016.

Në lidhje me këtë çështje, KALLXO.com ka kontaktuar Kompaninë për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS).

Nga KEDS-si thonë se  shtylla në fjalë nuk i përket atyre.

‘’Shtylla në fjalë nuk i përket KEDS-it, por operatorëve kabllorë. Prandaj, lidhur me këtë çështje ju lutem t’i drejtoheni organeve kompetente”- ka thënë në një përgjigje për KALLXO.com, Margarita Rashiri, zëdhënëse nga KEDS.

Në anën tjetër, nga Komuna e Lipjanit kanë thënë se e kanë adresuar problemin e shtyllës.

Zëdhënësja e kësaj komune, Hyra Bytyçi thotë se do t’i drejtohen KEDS-it për zhvendosjen e shtyllës.

“Ne kemi adresuar problemin e identifikuar edhe nga komuna dhe Drejtoria përkatëse po merret me këtë çështje dhe të njëjtën do ta adresoj me shkresë tek KEDS-i, për zhvendosjen e shtyllës elektrike në një vend tjetër”- tha ajo për KALLXO.com.

Këto janë pamjet e shtyllës elektrike:

Shtylla elektrike në Lipjan
Shtylla elektrike në Lipjan