Foto: KALLXO.com

Gjendja e rënduar e rrugëve në Lagjen e Spitalit (VIDEO)

Disa rrugë në Lagjen e Spitalit janë në gjendje të rënduar.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje ku shihet uji duke rrjedhur në një rrugë në Lagjen e Spitalit ndërsa një rrugë tjetër është e mbuluar nga balta.

Sipas kallxuesit, banorët e kanë të vështirë qarkullimin në këto rrugë sidomos kur ka reshje të shiut dhe borës.

KALLXO.com është në pritje të përgjigjeve nga Komuna e Prishtinës në lidhje me këtë gjendje në Lagjen e Spitalit.

Këto janë pamjet e rrugës “Kadri Bajri” në kryeqytet.