Foto: Facebook

Gjendja e pacientëve me COVID-19 në Spitalin Rajonal të Pejës

Në Spitalin Rajonal të Pejës i cili përfshinë Pejën, Deçanin, Istogun dhe Klinën janë duke trajtuar 149 pacientë me COVID-19, katër prej tyre janë në Respirator – CPAP, gjithashtu nga raporti ditor bëhet e ditur se 106 pacientë janë në oksigjeno – terapi ndërsa 24 janë në gjendje të rëndë.

Tutje thuhet se gjatë 24 orëve janë shëruar tre pacientë nga SARS-CoV-2.

Në Komunën e Pejës dje janë regjistruar 21 raste të reja me coronavirus përderisa në nivel vendi janë shënuar 519 raste të reja me COVID-19.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.