Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Gjendet një person i vdekur në Lakrishtë të Prishtinës

Policia e Kosovës ka treguar se kanë pranuar informata për një person pa shenja jete në Lagjen Lakërishtë në Prishtinë.

Në raportin 24 orësh policor është thënë se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:40.

“Lidhur me rastin e lartcekur ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete” – ka thënë Policia.

Tutje është thënë se po ashtu njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.