
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Ferizaj
08.2.2021 - 10:05
Një person ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një barishte në fshatin Jezerc të Ferziajt, kishte hasur në një mjet të pashpërthyer.
Sipas njoftimit të Policisë, njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes, derisa njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 08:50