Ilustrim

Gjendet një grua pa shenja jete në Pejë

Një grua nga Gjakova e moshës 44 vjeçare është gjetur pa shenja jete në Pejë, më saktësisht në rrugën “Remzi Hasani”.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

I njëjti tha se një qytetar ka raportuar në polici se një grua gjendet e shtrirë në rrugë.

“Pra mund të them se rreth orës 12:50, një qytetar ka informuar se një grua ka qenë e shtrirë në tokë, gruaja është identifikuar, patrulla e policisë ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Viktima është dërguar në emergjencë ku më pas, është konstatuar edhe vdekja e saj nga mjekët kujdestarë në emergjencë”, tha Ibra për KALLXO.com.

Tutje ai shtoi se hetuesit e policisë janë duke u marrë me rastin i cili është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Në lidhje me këtë rast është informuar edhe Prokurori i Shtetit.