Ilustrim

Gjendet mjet shpërthyes në Podujevë

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur dje rreth orës 11:00 në Podujevë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar nga roja e pyllit.

Njësitët përkatëse për deminim të KFOR-it dhe FSK-së kanë bërë tërheqjen  e mjetit.

Nuk raportohet për të lënduar.