Foto: KALLXO.com

Gjendet i vdekur një person në Graçanicë

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur në Graçanicë.

Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 23:25.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse ku gjatë shikimit të vendit të ngjarjes në një objekt ndihmës kanë gjetur dhe konfiskuar dy karikatorë të mbushur të armës AK-47, një minë trombllonike, dy bajoneta dhe pajisje për pastrimin e armëve.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Rasti po trajtohet si vdekje e dyshuar.