Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë

Një vdekje e dyshimtë është raportuar në Prishtinë.

Në Polici një grua ka informuar se është gjetur pa shenja jete një burrë.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes”- ka njoftuar Policia.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti në procedurë hetimore.