
Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com
Gjendet i vdekur burri nga Deçani që u raportua i zhdukur
Sot është gjetur trupi i pajetë i D.K. nga fshati Rastovicë e Deçanit, i cili ishte raportuar i zhdukur tri ditë më herët.
Lajmin për KALLLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’u sqaruar shkaqet e vdekjes”, ka thënë ai.
D.K ishte shpallur në kërkim që nga data 28 dhjetor.