Gjenden të vdekur dy persona në një shtëpi banimi në bjeshkë të Junikut

Dy persona janë gjetur të vdekur sot në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, i cili tha se prokurori i Krimeve te Rënda është duke shkuar në vend të ngjarjes.

“Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut. Prokurori i Krimeve te Rënda është duke shkuar në vend të ngjarjes. Njësitet relevante policore do bëjnë hetim rreth shkakut të vdekjes së tyre”- tha Nikçi.

Nikçi ka thënë se dy trupat e pajetë do të dërgohen për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.