Gjashtë boksierë kosovarë do të udhëtojnë për në Bullgari për Kampionatin Ballkanik

Boksierët më të mirë të Kosovës janë stërvitur së bashku në Gjilan për t’u përgatitur për Kampionatin Ballkanik, i cili do të mbahet në Albena të Bullgarisë.

Ky kampionat do të fillojë më 25 shtator dhe do të përfundojë më 4 tetor.

Boksierët të cilët do të udhëtojnë drejt Albenas janë: Bashkim Bajoku, Lorent Murati, Loris Idrizi, Shpëtim Bajoku, Patriot Behrami, Taulant Jakupi, në krye me selektorin e përfaqësueses së Kosovës në boks, Musli Zymberi.

Palestra “Bashkim Selishta-Petriti”në Gjilan deri më sot ka qenë nikoqire e boksierëve, vend në të cilin ata janë stërvitur dhe përgatitur për Kampionatin Ballkanik. Gjatë kësaj kohe ata janë stërvitur bashë me selektorin Musli Zymberi, ekipin stërvitor-përgatitor Burhan Xhafa dhe Afrim Majanci, të dy trajnerë të përfaqësueses së Kosovës dhe nutricionistin Valdrin Shkodra.