Ilustrim

Gjakovë, vet-plagosje me armë të gjuetisë

Një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit në orët e hershme të mëngjesit të 21 dhjetorit.

Policia ka njoftuar se personi u vetplagos me armë zjarri.

Rasti është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë ndërsa viktima ka marrë plagë dhe më pas është dërguar edhe për trajtim mjekësor.

Policia në lidhje me rastin ka thënë se janë duke vazhduar me hetime ndërsa kanë hapur edhe një lëndë për këtë çështje.

Pas njoftimin edhe të prokurorit kujdestar, policia ka iniciuar rastin si përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.