Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Gjakovë, një person lëndohet rëndë nga një mjet shpërthyes

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e kontaktit me një mjet shpërthyes në Gjakovë. Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas Elezajt, rasti ka ndodhur në fshatin Babaj Bokës dhe se për të ishin njoftuar rreth orës 11:15, më 25.05.2024. Ai ka njoftuar se ekipet e Policisë i janë përgjigjur rastit dhe i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 11:15 jemi njoftuar se viktima mashkull i moshës madhore kishte pësuar lëndime të rënda trupore (dyshohet si pasojë e kontaktit nga mjet shpërthyes) në një fushë të hapur në fshatin Babaj Bokës-Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit dhe viktima është dërguar me emergjencë për trajtim mjekësor” – ka thënë Elezaj.

Elezaj njofton po ashtu se aktualisht janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për këtë rast.