Ilustrim

Gjakovë – Nëna arrestohet nën dyshimin se e braktisi djalin 14 muajsh

Policia njofton se një grua është arrestuar pasi që e njëjta dyshohet se e ka braktisur djalin e saj 14-muajsh.

Sipas Policisë, e njëjta ka dalë nga strehimorja pa paralajmërim.

“Zyrtarët e QPS-së, fëmijën – djalin e braktisur e kanë dorëzuar te prindi – babai i tij”, njofton Policia.

E dyshuara pas intervistimit, siç njofton Policia, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.