Ilustrim

Gjakovë, gjendet pa shenja jete një burrë në veturë

Sot rreth orës 11:40 në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë është raportuar se një burrë i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë në një veturë.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka thënë se vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Ekipet e nevojshme policore po ashtu kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Hetim i vdekjes””- ka thënë Elezaj për KALLXO.com.

Trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.