Gjakovë - E moshuara i gjuan mbeturinat nga ballkoni i banesës - FOTO

Një qytetar nga Gjakova ka dërguar fotografi në adresë të KALLXO.com, në të cilat shihet një grua duke gjuajtur mbeturina nga ballkoni i banesës.

Sipas qytetarit, ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, në afërsi të Sallës së Sporteve ‘Shani Nushi’, në rrugën ‘Tirana’ të njohur ndryshe si rruga e ‘Tranzitit’.

Sipas fotografive, shumë afër banesës shihet që janë edhe kontenjerët e mbeturinave, por që mbeturinat që hidhen nga ballkoni, përfundojnë në mes të rrugës.

Ndërsa ditën e djeshme nëpër ‘Facebook’ qarkulloi një video në të cilën shihet një vajzë duke hedhur mbeturina nga ballkoni i një ndërtese në Prishtinë.

Më pas, Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se e kanë dënuar me 100 euro gjobë qytetarja.

 

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.