Foto: Adonis Tahiri/Facebook

Gjobitet me 100 euro qytetarja që hodhi bërllokun nga dritarja

Drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se e kanë dënuar me 100 euro gjobë një qytetare, e cila është parë në një video në Facebook duke hedhur  mbeturina nga dritarja e banesës.

Këtë Tahiri e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Mbrëmë u publikua një video ku shihet një banore duke hedhur mbeturinat nga dritarja e banesës. Inspektorët e zonës e kanë identifikuar palën, dhe i kanë shqiptuar gjobë në vlerë 100 euro. Falënderojmë qytetarët për denoncimin publik të rasteve të tilla, dhe për ndihmën që na e japin në identifikimin e shkelësve të ligjeve”, ka shkruar ai më tej.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.