Operacioni i IPK-së për arrestimin e një polici në Gjakovë.

Gjakovë, dy të arrestuar për organizim të lojërave të fatit

Dy persona janë arrestuar mbrëmë në Gjakovë, pasi janë hasur në një lokal ku zhvilloheshin lojëra fati.

Sipas njoftimit të Policisë, në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri aparate Apex nga Dogana e Kosovës.

Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në rrugën ‘Musa Zajmi’ në Gjakovë.