Gjakovë, djali rrah prindërit e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është duke u kërkuar për dhunë në familje.

Burrë e grua raportuan se janë sulmuar nga djali i tyre.

Ngjarja ka ndodhur të premten në Gjakovë.

“Viktimat burrë e grua kanë informuar se djali i tyre m/k ka ushtruar dhunë fizike ndaj tyre. Viktimave u është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar” – thuhet në njoftim.