Foto: Ilustrim

Gjakovë, dhëndri e vjehrri rrihen e theren me thikë

Një incident mes dhëndrit dhe vjehrrit ka ndodhur në Gjakovë para disa ditësh.

Ata dyshohet se janë rrahur e therur me thikë në mes vete.

Policia ka njoftuar se si pasojë e rrahjes lëndime ka pësuar një e mitur, që sipas saj është sulmuar nga babai i saj.

Policia i ka arrestuar të dy dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 22 prill në ora 20:15.