Foto: Ilustrim

Gjakovari arrestohet për dhunë në një aheng

Një persona është arrestuar, pasi i njëjti nën ndikim të alkoolit në një aheng ka sulmuar fizikisht tri vajza dhe një burrë.

Personat e sulmuar kane pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Në raport policor thuhet se i dyshuari ka dëmtuar edhe dy vetura.

Rasti ka ndodhur në fshatin Hereq të Gjakovës, dje rreth pas mesnatës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.