Giresse flet para dy ndeshjeve debutuese, komenton nivelin e futbollin vendor

Trajneri i Kosovës Alain Giresse ka mbajtur konferencë për media para dy miqësore që Kosova pritet t’i zhvillojë kundër Burkina Fasos me 24 mars ndërsa me 29 mars kundër Zvicrës.

Giresse është shprehur se do të tentojmë të fusim në ndeshje të gjithë lojtarët që janë në listë. Secili lojtar duhet ta tregojë veten për objektivat të cilat ne i kemi.

“Do të tentojmë t’i përdorim të gjithë lojtarët në dy ndeshjet miqësore”, ka thënë Giresse.

Në këto dy ndeshje për Kosovën pritet të mungojë Emir Sahiti. Ai është lënduar dhe do të mungojë.

Giresse ka folur edhe për mos ftesën e Leart Paqaradës, duke thënë se në të ardhmen mund të ftohet.

“Ka ekzistuar një problem me Leart Paqaradën, por kjo nuk do të thotë se ai nuk do të ftohet, do të shohim në të ardhmen”, ka thënë Giresse.

Ai ka folur edhe për qëllimin kryesor të kombëtares për këto dy ndeshje miqësore.

“Qëllimi i këtyre lojërave miqësore është njoftimi me lojtarët. Këto dy ndeshje do të na ndihmojnë për ndeshjet e Ligës së Kombeve për të pasur paraqitje sa më të mirë”, ka thënë Giresse.

Giresse ka komentuar edhe lojtarët që janë pjesë e kampionatit kosovar, dukë thënë se futbollsitët që luajnë në kampionatet e huaja janë më të përgatitur.

“E kam shikuar një ndeshje në Kosovë, Llapin. Ishte hera e parë. Lojtarët që luajnë në ligat e huaja mendoj që janë më shumë të përgatitur. Edhe në Francë, nuk ftohen shumë lojtarë që luajnë në ligën franceze. Kjo ndodh në gjithë botën” ka thënë

Giresse ka folur edhe për mundësinë që ai të përfshihet direkt për të bindur një futbollist shqiptar që të luaj për Kosovën.

“Federata ka bërë shumë punë në këtë drejtim, unë do të bashkohem në këtë drejtim, do të jap kontributin tim për të bindur futbollistët që të vijnë në Kosovë, do të përdorim çdo mjet”, ka thënë Giresse.