Flamuri i Ukrainës - Foto: Faqja zyrtare e Presidencës ukrainase

Gërvalla: Kosova nuk ka mercenarë në Ukrainë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gervalla, ka hedhur poshtë deklaratën presidentit rus, Vladimir Putin, i cili tha se në Ukrainë ka mercenarë nga Kosova.

Gërvalla ka thënë se Putin po tenton largojë vëmendjen nga lufta në Ukrainë.

“Nuk ka mercenarë të Kosovës. Krimineli i luftës Putin po përpiqet të tërheqë vëmendjen nga lufta dhe gjenocidi kundër Ukrainës, duke bërë luftë propagandistike. Ai përsëri po gënjen. Ne e dimë atë lojë, nga Millosheviqi te Vuçiqi. Kosova qëndron me krenari me Ukrainën, Amerikën dhe Bashkimin Evropian, kundër kriminelëve të luftës”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

 

Reagimi i ministres Gërvalla ka ardhur pasi presidenti rus, Vladimir Putin, në një bisedë me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ka thënë se në Ukrainë po rritet numri “i mercenarëve nga Kosova”.