Gazetari Agon Sinanaj shpërblehet me çmim vjetor për "fëmijët e harruar" të publikuar në Prishtina Insight

Gazetari kontribues i BIRN-it, Agon Sinanaj, është shpërblyer me çmim vjetor nga Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, KOMF.

Sinanaj ka fituar çmimin për storien “Fëmijët e harruar” të publikuar në Prishtina Insight.

“Agon Sinanaj shpalos faktin se në Kosovë mungojnë statistika të sakta për numrin e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Të dhënat nga terreni që i sjell autori i shkrimit janë vërtetë shqetësuese”, thuhet në njoftimin e KOMF.

Më poshtë mund të lexoni artikullin, “Fëmijët e harruar” i cili tregon vështirësitë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovës dhe sfidat me të cilët ata dhe familjet e tyre përballen.

‘If we gave up, what would happen to my children?’

Edhe Gazetari i KALLXO.com, Behar Mustafa, është shpërblyer me çmim vjetor nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, KOMF.

Mustafa ka fituar çmimin për storien televizive “Kontrabandimi i fëmijëve në Itali”, në emisionin ‘Dejtësia në Kosovë’.

“Behar Mustafa përmes emisonit “Drejtësia në Kosovë” nxjerr në sipërfaqe dukurinë e kontrabandimit të të miturve të moshës 16 deri 18 vjeç nga Kosova në Itali.”, thuhet në njoftimin e KOMF-it.

Në hulumtim përshkruhet i gjithë rrugëtimi gjatë të cilit jeta e të rinjve është vazhdimisht në rrezik, sepse udhëtimi nënkupton kalimin në disa shtete, me shoqërues të panjohur e shpesh edhe me dokumente të rrejshme.

Hulumtimin mund ta ndiqni më poshtë:

Zbulimi i “Drejtësia në Kosovë”: Si po kontrabandohen fëmijët nga Kosova në Itali