Zbulimi i “Drejtësia në Kosovë”: Si po kontrabandohen fëmijët nga Kosova në Itali

Në emisionin e së premtes “Drejtësia në Kosovë” sjell hulumtimin eksluziv se si u kontrabanduan  fëmijët nga Kosova për në Itali.

Drejtësia në Kosovë ka zbuluar se kontrabandistët nga Kosova dërgojnë fëmijët e mitur në Itali, ku ata pastaj marrin leje qëndrimet.

Hulumtimi i cili do të transmetohet sonte zbardhë rrjetin që ka kontrabanduar mbi 300 fëmijë nga Malishevë dhe Peja të cilët sot jetojnë në kampet e Italisë,

Hulumtuesit kanë filmuar rrugët malore nga ku kalojnë fëmijët e kontrabanduar, ndërsa në intervista me prokurorë italian e zyrtar italian, zbardhet skema e kontrabandimit të fëmijëve.

Gjithashtu në emision shfaqen rrëfimet e fëmijëve të cilët kanë kaluar në këtë rrugë e poashtu rrëfimet e  prindërve të tyre.

Në fund të emisionit mund të ndiqni edhe Rubrikën Policia.

Drejtësia në Kosovë, transmetohet çdo të premte në orën 22:20 në RTK, Gjirafavideo  dhe live në Facebook të KALLXO.com.