Ndarja e cmimit vjetor nga KOMF, Foto:KOMF, Facebook

Gazetari i KALLXO.com shpërblehet me çmim vjetor nga KOMF

Gazetari i KALLXO.com, Behar Mustafa është shpërblyer me çmim vjetor nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë , KOMF.

Mustafa ka fituar çmimin për storien televizive “Kontrabandimi i fëmijëve në Itali”, në emisionin ‘Dejtësia në Kosovë’.

“Behar Mustafa përmes emisonit “Drejtësia në Kosovë” nxjerr në sipërfaqe dukurinë e kontrabandimit të të miturve të moshës 16 deri 18 vjeç nga Kosova në Itali.”, thuhet në njoftimin e KOMF-it.

Në hulumtim përshkruhet i gjithë rrugëtimi gjatë të cilit jeta e të rinjve është vazhdimisht në rrezik, sepse udhëtimi nënkupton kalimin në disa shtete, me shoqërues të panjohur e shpesh edhe me dokumente të rrejshme.

Hulumtimin mund ta ndiqni më poshtë:

Zbulimi i “Drejtësia në Kosovë”: Si po kontrabandohen fëmijët nga Kosova në Itali