Gaza: 254 të vrarë dhe 562 të plagosur në 24 orët e fundit nga sulmet ajrore izraelite 

Sulmet ajrore ushtarake të Izraelit në Gaza i kanë vrarë të paktën 254 dhe i kanë plagosur 562 – kryesisht gra dhe fëmijë – gjatë 24 orëve të fundit, thotë përmes nje deklaratë të hënën Zyra e Mediave Qeveritare e kontrolluar nga Hamasi.

Më herët, Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza raportoi se të paktën 2,778 u vranë dhe 9,938 u plagosën nga sulmet ajrore izraelite gjatë 10 ditëve të fundit, duke e quajtur këtë një “spastrim etnik” që duhet të ndalet.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë ka thënë se 1,200 njerëz janë raportuar të zhdukur nën rrënoja, duke përfshirë 500 fëmijë, ndërsa Zyra e Mediave të Qeverisë ka thënë se “qindra studentë” u vranë.

Deklarata shton tutje se sulmet ajrore kanë “rrënuar plotësisht” 3,731 ndërtesa banimi, duke strehuar më shumë se 10,000 njësi banimi dhe kanë dëmtuar rëndë 18 shkolla në Gaza që nga 7 tetori.

Pak kontekst: Më 9 tetor, Ministri izraelit i Mbrojtjes urdhëroi një “rrethim të plotë” të Gazës, duke ndaluar furnizimin me energji elektrike, ushqim, ujë dhe karburant për popullsinë 2 milionëshe të territorit të kësaj enklave. Në javën që pasoi, banorët e Gazës kanë raportuar bombardime pothuajse të vazhdueshme nga ajri izraelit, duke shkatërruar ndërtesa banimi dhe duke vrarë punonjës të ndihmës dhe civilë të tjerë. Civilët janë vrarë gjatë arratisjes në rrugët e përcaktuara të evakuimit./CNN

Përgatiti: Nuhi Shala