Gagica tregon sa raste me COVID-19 janë në shkollat e Gjilanit

Drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica, në emisionin “Jeta në Komunë” ka bërë të ditur se në Gjilan janë infektuar me COVID-19 34 mësimdhënës dhe 13 nxënës.

Ai po ashtu ka treguar se pse asnjë shkollë në Gjilan nuk ka kaluar në skenarin C.

“Koeficient i infektimeve nuk është alarmant. Me 62 objekte që menaxhojmë në komunën e Gjilanit, 42 shkolla amë përfshirë këtu edhe të komuniteteve, ku frekuentojnë 20 mijë vetë në ditë dhe probaliteti është shumë i madh, ndërsa në raport me të infektuarve është i vogël, pra 34 mësimdhënës”, tha Gagica.

Sipas tij, vetëm 8% e rasteve të të infektuarve të komunës së Gjilanit janë mësimdhënës.

“Është vërtetë dhe neve nuk na ka lënë hapësirë me intervenu në shkollë dhe ne po përballemi me zëvendësime sepse kemi mësimdhënës të izoluar”, tha Gagica.

 

Mësimi për vitin shkollor 2020-2021 ka filluar më 14 shtator.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur tre skenarë të ndryshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, në kohë pandemie, Skenari A është për mësim fizik në shkolla, skenari B – mësimi i kombinuar dhe skenari C – mësimi online nga platforma të ndryshme