Fushë-Kosovë, të miturit i vidhet një ‘Play station’

Një të mituri në Fushë-Kosovë i është vjedhur një video lojë “Play station”.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur  se dje rreth orës 17:45, në rrugën “Nënë Tereza”, viktima ka informuar se persona të panjohur nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur video lojën.

I mituri ka pranuar tretman mjekësor, përderisa njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.