Sulm/ Ilustrim

Fushë Kosovë, sulmohet një person

Një person nga Fushë Kosova ka raportuar në Polici dje se është sulmuar fizikisht nga një person tjetër që i ka shkaktuar lëndime trupore.

Policia thotë se rasti ka ndodhur rreth orës 19:10 dhe është arrestuar i dyshuari.

Atij pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.