Foto: Ilustrim

Fushë Kosovë – Arrestohet për tentim vrasje

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person në Fushë Kosovë

Sipas raportit gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një revole Bereta, dy karikator, 19 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Gjithashtu policia ka gjetur edhe një shufër metalike dhe një boks hekuri.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “ Kadri Munishi” në Fushe Kosovë, gjatë ditës së djeshme.

I dyshuari është arrestuar dhe dërguar ne mbajtje për rastin Tentim vrasje, njofton policia.