COVID19 - Ilustrim - KALLXO

Fushë Kosovë - 5 anëtarë të një familje me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar dje se nga 173 mostra të testuara, 27 kanë rezultuar pozitiv me virusin coronavirus.

Prej tyre 5 janë nga Komuna e Fushë Kosovës.

Kjo komunë ka njoftuar se të 5 rastet janë nga e njëjta familje dhe që të gjithë raste kontakti nga qyteti i Vushtrrisë.

“Në komunën tonë kemi një familje pesë anëtarëshe të infektuar me virusin COVID-19, që të gjithë raste kontakti nga komuna e Vushtrrisë”, thuhet në njoftim.

Shtabi Emergjent i Fushë Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes pas zbutjes së masave ndaj COVID-19 nga Qeveria e Kosovës.