Foto: Vjosa Osmani/ Facebook

Fushata zgjedhore politikanët shpërfillin masat anti- COVID

Udhëheqësit institucionalë të Kosovës dhe të partive politike në vend nuk janë duke i përfillur masat anti-COVID, në tubimet elektorale që po i zhvillojnë në komuna të ndryshme për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani ka publikuar një fotografi nga Vushtrria, në tubimin e saj bashkë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ku shihet grumbullim i madh i personave.

Foto: Vjosa Osmani/ Facebook

Edhe kryeministri në detyrë dhe kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti të premten ka publikuar një video nga një tubim elektoral, ku përveç një numri të madh njerëzish, Hoti shihet edhe duke e përqafuar një të moshuar.

Foto: Avdullah Hoti/Facebook

Të premten edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haraidnaj i cili në këto zgjedhje garon për pozitën e presidentit, ka publikuar një fotografi të dhjetëra të rinjve në Pejë.

Foto: Ramush Haradinaj/Facebook

Masat anti-Covid nuk po respektohen as nga subjektet e tjera politike.

Fushata zgjedhore në Kosovë ka nisur tash e tri ditë dhe do të zgjasë deri më 12 shkurt.