Foto: Ministria e Mbrojtjes

FSK-së iu shtohen 190 rekrutë të rinj

190 rekrutë të rinj iu janë shtuar sot Forcës së Sigurisë së Kosovës. Rekrutët e rinj kanë dhënë betimin sot në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, ku të pranishëm kanë qenë krerët shtetërore dhe ushtarak të Kosovës.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në fjalën e saj para rekrutëve të rinj ka thënë se FSK po përmbyllë një vit të suksesshëm të angazhimit dhe të rritjes së Forcës.

“Secila ditë e certifikimit të ri është e veçantë për ushtrinë dhe për shtetin tonë sepse krahas rritjes së kapacitetit, FSK po ecën me hapa të sigurt drejt përfundimit të procesit të tranzicionit”, tha Presidentja Osmani.

Ndërsa kryeministri Kurti ka theksuar se qeveria e vlerëson mbrojtjen dhe sigurinë si shtyllë jetike të shtetit.

“Kurti theksoi se do të vazhdojë të mbështesë FSK-në dhe që përkrah aleatëve tonë strategjikë, Shteteve të e Bashkuara të Amerikës dhe vendeve tjera të NATO-s ta modernizojmë forcën dhe ta bëjnë operacionale dhe të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve partnere”, thuhet në njoftim.

Foto: Ministria e Mbrojtjes
Foto: Ministria e Mbrojtjes
Foto: Ministria e Mbrojtjes
Foto: Ministria e Mbrojtjes
Foto: Ministria e Mbrojtjes
Foto: Ministria e Mbrojtjes
Foto: Ministria e Mbrojtjes