Ilustrim

Franca me rekord të rasteve me COVID-19

Në Francë, 26,896 njerëz dolën pozitivë me COVID-19 në 24 orët e fundit – një tjetër rekord me numër të madh të rasteve pozitive brenda një dite.

Shifrat u azhurnuan të shtunën vonë nga Autoriteti Shëndetësor Francez, raporton CNN.

Të premten, 20,339 raste të reja u raportuan, duke thyer rekordin prej 20,000 rasteve në ditë.

Shkalla e rasteve pozitive gjithashtu vazhdon të rritet. Tani qëndron në 11%, nga 7.6% më 1 tetor dhe 4.3% më 1 shtator.

Numri i njerëzve të shtruar në spital gjithashtu po rritet. Që nga e shtuna natën, 1,456 njerëz ishin në kujdes intensiv, që është tetë më shumë se një ditë më parë, sipas Autoritetit Francez të Shëndetit.