Ilustrim

FOTO- Policia kërkon ndihmë për identifikimin e vendndodhjes së personit që shkaktoi aksident me fatalitet

Policia e Kosovës po kërkon bashkëpunimin e  qytetarëve për të identifikuar vend-ndodhjen e Naser Demirit, i cili ka shkaktuar aksident me fatalitet.

Sipas kërkesës së Policisë, i njëjti do të arrestohet me urdhëresë të Gjykatës së Gjilanit.

Demiri ka lindur më 22 dhjetor 1990 në Gjilan.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:- 192 (pa pagesë), – 038-5080-7095 Drejtoria Rajonale Gjilan ose – E-mail adresa: [email protected]”, thuhet në kërkesën e policisë.