FOTO: Aksident me të lënduar në Shtime, vetura përplaset me dyqanin

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në qytetin e Shtimes.

Sipas një qytetari, një veturë është përplasur për vitrinën e një dyqani të pajisjeve elektronike shtëpiake.

Qytetari ka thënë se në këtë aksident ka edhe të lënduar.

Ai ka thënë se lëndime ka pësuar një grua dhe një fëmijë që gjendeshin në veturë.

Qytetari ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Aty shihet se si vetura “Mercedes Benz” është dëmtuar pas përplasjes me vitrinën e një dyqani. Edhe vitrina e dyqanit është dëmtuar.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Shtime.

Siç shihet edhe në fotot e dërguara nga qytetari në adresë të KALLXO.com, në vendin e ngjarjes tashmë ka dalë edhe Policia.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari: