Formohen 14 Komisione Parlamentare

Kuvendi i Kosovës sot ka votuar për formimin e 14 komisioneve parlamentare.

Për këtë pikë ishin 90 vota për asnjë kundër dhe një abstentim. Legjislatura e shtatë e kuvendit do të veprojë në bazë të rregullores së Kuvendit të vitit 2011, në përjashtim të paragrafit 4 të nenit 69.

Në lidhje me këtë votuan pro 91 deputetë të Kuvendit të Kosovës ndërsa pika e rendit të ditës u propozua nga deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi

Kjo pikë në rregulloren e Kuvendit ka paraparë komisionet funksionale të Kuvendit të cilat po synohen të ndryshohen sot nga Kuvendi.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se ka dakordim në Kryesinë e Kuvendit  që Komisionit për Qeverisje Lokale, do t’i shtohet Administrata Publike.

Komisionet Parlamentare sipas rregullores janë:

Të përherhshme:

1.Komisioni për Buxhet dhe Financa,

  1. Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim,
  2. Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi,
  3. Komisioni për Integrime Evropiane.

Ndërsa Komisonet Funksionale janë:

  1. Komisioni për Punë të Jashtme,
  2. Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sporte,
  3. Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion,
  4. Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor,
  5. Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale,
  6. Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal dhe Media,
  7. Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri,
  8. Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione,
  9. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike,
  10. Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë,
  11. Komisioni për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës,
  12. Komisioni për Mandat, Imunitet dhe Rregullore të Kuvendit