Flamuri i UÇK-së valëvitet në thellësitë e Detit Jon

Në përvjetorin e Epopesë së UÇK-së, Arbër Krasniqi ka realizuar një video të jashtëzakonshme në thellësitë e Detit Jon.

Krasniqi, ligjërues në Akademinë e Arteve të UP-së, ka valëvitur flamurin e UÇK-së në thellësitë e Detit Jon.

Kjo është video e realizuar nga ai:

Arbër Krasniqi është edhe regjisor, zhytës, paraglajdist, motorist dhe ithtar i shumë sporteve të tjera ekstreme.

Në Kosovë po zhvillohen aktivitete të shumta kulturore, sportive e institucionale në kujtim të 25-vjetorit të betejës së Komandantit Legjendar, Adem Jasharit dhe Familjes së tij, kundër forcave serbe.