Foto: QKK

Filmi ‘Familja’ i Durim Kryeziut fiton çmim në Estoni

Filmi “Familja” me skenar dhe regji të Durim Kryeziut ka marrë çmiminJust Film Works in Progress’ në ‘Black Nights Film Festival’, i cili po mbahet në Talin të Estonisë.

Sipas ueb-faqes së festivali ‘Black Nights Film Festival’, ‘Just Film Works in Progress’ është një kategori e prezantuar rishtazi në ‘Industry @ Tallinn & Baltic Event Works’ duke u përqendruar në projektet e filmave për fëmijë dhe të rinj.

“Fituesi i këtij çmimit merr një shumë monetar prej 1,000 euro për të ndihmuar filmin të fitojë shikueshmëri duke mbuluar kostot e promovimit dhe të publicitetit”, tha “Just Film Work in Progress”.

Filmi “Familja” trajton raportet kontradiktore familjare mes tradicionales dhe bashkëkohores.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike “2B studio”, dhe është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe sponzoret: Meridian, Petrol Company, Gegnia Film, Furra “Qerimi”, Kompania “Loti”, Ujë Pika.