Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Fillon rinumërimi i 12 vendvotimeve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka nis rinumërimi i 12 vendvotimeve. Kështu ka njoftuar Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas tij, këto vendvotime janë në disa komuna.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të bëhet rinumërimi i 12 vendvotimeve të cilat u takojnë disa komunave. Arsyet se përse duhet të bëhet ky rinumërim janë se gjatë pranimit të materialit zgjedhor, këto vendvotimeve nuk kanë mundur të pranohen si të rregullta. Gjatë pranimit të materialit zgjedhor disa nga këto vendvotime formularët nuk kanë qenë të nënshkruar nga anëtarët e këshillit të vendvotimit, apo janë të paplotësuara. Vendvotimet të cilat do të rinumërohen u takojnë komunave të ndryshme. Komunat Gjakovë, Fushë Kosovës, Rahovec, Skënderaj, Suharekë, Ferizaj dhe Vushtrri kanë nga 1 vendvotim, ndërsa Prizreni ka 2 vendvotime dhe Podujeva 3 vendvotime që do të rinumërohen”, ka thënë para mediave të premten Valmir Elezi.

Nga zgjedhjet e 14 shkurtit fituese e zgjedhjeve me mbi 47 për qind të votave ka dal Lëvizja Vetëvendosje. Ndërsa, forca e dytë politike doli PDK ndërsa LDK si e treta.